“Pamje dramatike! Gazi neuroparalitik nuk mund të perdoret ndaj turmës”

“Pamje dramatike! Gazi neuroparalitik nuk mund të perdoret ndaj turmës”

194
0
Shares

Pas pamjeve dramatike të protestës, ku qytetarë të shumtë u panë të shtrirë në bulevard si pasojë e gazrave helmues të përdorur nga Garda e Republikës, ka reaguar edhe deputeti dhe ish-ministri Edmond Panariti.

Sipas tij, gjithçka ndodhi është e paligjshme, pasi në vitin 1993 Shqipëria ka nënshkruar një konventë që e ndalon përdorimin e armëve kimike.

Reagimi i plotë i Panaritit:

“A është i ligjshëm dhe i moralshëm perdorimi i gazit helmues lotsjelles në protestën qytetare ?

Perdorimi i gazit lotsjelles është i ndaluar për tu perdorur në operacione ushtarake, sipas konventes për ndalimin e përdorimit të armeve kimike të vitit 1993. Shqiperia e ka firmosur këtë konvente krahas 190 vendeve të tjera.
Perdorimi në mënyrë të kufizuar i ketij gazi, për të neutralizuar persona te dhunshem është i parashikuar, por vetem nen kontroll procedurial rigoroz dhe te orientuar eksluzivisht ndaj individit dhe individeve të dhunshem. Madje edhe në të tilla raste duke qenë se rrymat e ajrit mund ta perhapin me lehtesi këtë gaz, zakonisht për neutralizimin e individeve të dhunshem perdoret gaz “spray” me rreze të kufizuar. Kurresesi ky gaz neuroparalitik nuk mund të perdoret ndaj turmes sic ishte rasti i sotem! Kjo është e paligjshme! Qytetarë paqesore, gazetare, kameramane perjetuan të vjella, turbullim të pamjes, bllokim te frymemarrjes, kolle, teshtima, pengesa në gelltitje, verbim të perkoheshem dhimbje… Ishte vertet dramatike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY