Reagimi i Presidentit të PPE, Berisha: Mbështetje e madhe për opozitën në...

Reagimi i Presidentit të PPE, Berisha: Mbështetje e madhe për opozitën në prag të 16 Shkurtit

34
0
Shares

Pas reagimit të Presidentit të Partive Popullore Europiane, Joseph Daul, i cili shprehte shqetësimin e tij për situatën e demokracisë dhe blerjes së votës në Shqipëri, duke mbështetur haptazi opozitën, ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan, duke cituar deklaratën e Daul, se, reagimi i zyrtarit të lartë europian vjen në prag të cunamit mbarëpopullor kundër qeverisë dhe si mbështetje e fortë për PD-në dhe opozitën shqiptare

POSTIMI I BERISHES:

Mbeshtetje e madhe per opoziten ne prag te 16 shkurtit!

Jozef Daul, Presidenti i PPE: Të drejtat e opozitës duhen respektuar,

Shqetësuese demokracia në Shqiperi, blerja e votave, e papranueshme!

Te dashur miq, ne prag te cunamit mbare popullor kunder regjimit te kakistokracise, nje mbeshtetje e madhe dhe e fuqishme i vjen PD dhe opozites shqiptare nga Presidenti i Partise Popullore Europiane, Jozef Daul, i cili deklaron sot se:

“Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Të gjitha zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira e të ndershme, blerja e votave është e papranueshme. Të drejtat e opozitës në parlament duhet të respektohen. Nevojiten më shumë përpjekje në luftën krimit dhe korrupsionit, përfshirë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.”

I am concerned about the state of #Albania’s democracy. Any future #elections must be free & fair, buying votes is unacceptable. Rights of opposition must be respected in parliament. More efforts needed to fight crime & corruption, including implementing the decriminalisation law.

Reagimi i Joseph Daul

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY