EMRI/I vënë flakën makinës së biznesmenit në Elbasan, dyshohet e qëllimshme

EMRI/I vënë flakën makinës së biznesmenit në Elbasan, dyshohet e qëllimshme

135
0
Shares

Një automjet është djegur në qytetin e Elbasanit në orët e para të mëngjesit.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani”. Makina ka qenë e parkuar në hyrje të një pallati.

Ajo është përfshirë nga flakët në mënyrë të menjëhershme dhe është djegur pjesërisht. Policia është njoftuar nga banorët për djegien e automjetit dhe ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas të dhënave të para, pronari i automjetit rezulton një biznesmen që ka në pronësi një biznes të njohur në periferi të qytetit të Elbasanit, i cili quhet Engjell  Zhidro. Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit në  Elbasan, një mjet në pronësi të shtetasit E.Zh.,  i cili ishte i parkuar para banesës,  është përfshirë nga  zjarri dhe për pasojë  mjeti  është djegur pjsërisht.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY