E qëlluan me 3 plumba dhe e hodhën në shkurre, detaje të...

E qëlluan me 3 plumba dhe e hodhën në shkurre, detaje të reja nga vrasja e gruas në Tiranë

347
0
Shares

Detaje të reja mësohen pas gjetjes së trupit të pajetë të gruas mëngjesin e sotëm pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë.

Sipas informacioneve të policisë, trupi i pajetë i cili u gjet rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës, u identifikua si Lirie Xhepa.

Sipas grupit hetimorë dyshimet e para tregojnë se bëhet fjalë për krim në familje. Panorama shkruan se janë shoqëruar në komisariat 20 persona për të cilët mendohet të kenë informacion mbi ngjarjen.

Viktima Xhepa, nënë e tre djemve dhe e ve prej rreth 10 vitesh, ishte banore e zonës ku jetonte me njërin nga djemtë në shtëpinë e saj, jo më shumë se 300 metra larg nga vendi ku u gjet trupi i pajetë.

Nga kqyrja e trupit, mësohet se gruaja është qëlluar tre herë me armë ndërsa ka shenja dhune në pjesën e prapme të kokës.

Njoftimi i plotë i policisë

Tiranë

Identifikohet trupi i pajetë, i gjetur pranë liqenit të Sharrës mëngjesin e sotëm. Trupi i përket shtetases L. Xh., 49 vjeçe.

Nga kqyrjet në trup rezulton se shtetasia L. Xh., është qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY