VIDEO/Studentët e Shkodrës në protestë para komisariatit: Stop dhunës, stop përdhunimit

VIDEO/Studentët e Shkodrës në protestë para komisariatit: Stop dhunës, stop përdhunimit

361
0
Shares

Sstudentët në Shkodër kanë dalë në një protestë ditën e sotme marrë shkas nga ngjarjet e fundit të abuzimit me vajzat e reja.

Ata janë ulur në tokë dhe me pankarta në duar kanë dhënë mesazhe si: “Stop dhunës, stop përdhunimit”.

Kryesisht, studentët janë vendosur tek hyrja e komisariatit, duke e bllokuar atë.Gjatë qëndrimit përpara komisariatit, studentët këndojnë Himnin Kombëtar e këgë të tjera patriotike,

Kujtomë se para disa ditësh u bë publike videoja e policit në Malësinë e Madhe, Behran Bajrakurti i cili i dërgonte video intime një 15-vjeçareje. Ndërkohë, vetëm ditën e djeshme, nëpërmjet një tjetër denoncimi, u zbulua  një rast i tentativës së përdhunimit të një studenteje në fakultetin Juridik të Shkodrës nga një polic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Rasti i dytë u publikua nga ish-kryeministri Berisha, i cili i referohet mesazhit të nisur nga një student i këtij universiteti, i cili i shkruan se prej dy ditësh një polic i veshur civil ngacmon vajzat e fakultetit dhe njërën ka tentuar ta përdhunojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY