VIDEO/ 13 viktima e 40 të plagosur, bilanc tragjik nga aksidenti në...

VIDEO/ 13 viktima e 40 të plagosur, bilanc tragjik nga aksidenti në autostradën e Shkupit

82
0
Shares

Është rritur sërish bilanci tragjik, nga aksidenti i pasdites së sotme në autostradën Shkup-Tetovë, ku një autobus udhëtarësh doli nga rruga.

Në një prononcim për mediet, ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe, tha se numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 13, ndërsa rreth 40 persona po mjekohen në Spitalin e Shkupit.

Sipas të njëjtave informacione dyshohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë plasja e gomës së autobusit, e për pasojë autobusi ka dalë fillimisht në krahun tjetër të autostradës, e më pas ka përfunduar duke u rrokullisur jashtë rruge.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të të gjitha shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti tragjik.

Aksidentohet autobusi ne autostraden Shkup Tetove

Aksidentohet autobusi ne autostraden Shkup Tetove

Publiée par Alsat sur Mercredi 13 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY