FOTO/’Oh këta nuk kanë shërim, si i bëhet’… këngëtarja reagon pas krimit...

FOTO/’Oh këta nuk kanë shërim, si i bëhet’… këngëtarja reagon pas krimit në Tiranë

100
0
Shares

Ngjarjet që ndodhin në vendin tonë, padyshim shkaktojnë reagimin e fortë të publikut dhe të njërëzve të njohur.

Nuk kishte sesi krimi i rëndë në familje i ndodhur dje në Tiranë të mos tërhiqte dhe vemendjen e artistëve.

Kujtojmë se gardisti 44-vjeçar Alket  Arapaj vrau bashkëshorten e tij me armën e shërbimit në Allias në orën 6 të mëngjesit. Në dëshminë e tij ai u justifikua duke thënë se kishte dyshime se ajo e tradhtonte.

Blogeri Olti Curri para pak orësh ka postuar një foto të lajmit në fjalë në Instagram, ku shkruan:  “O gra shqiptare, ju rujt Zoti, se asnjë tjetër nuk ju ruan…”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtares Aurela Gaçe e cila e ka cilësuar personin që kreu krimin si një njeri që nuk ka shërim.

Ja çfarë komenton Aurela: “Trim me armë në dorë. Ka edhe burrni të thotë se e tradhtonte? Oh. Këta s’kanë shërim. Si i bëhet? Si mund të mbrohen këto gra? Si si. Dhimbje zemre!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY