FOTO/ 21 të arrestuar për trafik droge në Greqi, mes tyre edhe...

FOTO/ 21 të arrestuar për trafik droge në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

82
0
Shares

Është goditur sot nga policia greke një grup që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt shtetit helen.

Grupi kriminal në fjalë transportonte marijuanë përmes kufirit të gjelbër mes dy vendeve, e dërgonte fillimisht në qytetin-port të Igumenicës e më pas drejt Athinës që ishte edhe destinacioni final i lëndës narkotike.

Gjatë operacionit janë arrestuar 21 shtetas shqiptarë dhe grekë, ndërsa janë sekuestruar 142.5 kg marijuanë, 3.3 kg kokainë, 1 pistoletë dhe 16,756 euro.

 Të njëjtit grup, më herët i janë sekuestruar 140 kg marijuanë, 650 gr kokainë dhe 400 gr heroinë, ndërsa prej shtatorit 2018 ky grup ka trafikuar rreth 500 kg marijuanë, 6 kg kokainë dhe 1 kg heroinë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar plot 840 kg marijuanë ardhur nga Shqipëria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY