E rëndë, i riu shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali

E rëndë, i riu shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali

98
0
Shares

Një 20 vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në rrugën që lidh Gallipolin me Sannicolan, në Salento të Italisë.

Manuel Toska, 19 vjeç, humbi jetën në aksidentin rrugor që ndodhur pranë fshatit të vogël Chiesanuova.

I riu udhëtoi në bordin e “Alfa 147” në pronësi të tij. Për arsye ende të panjohura, i riu ka humbur kontrollin e mjetit, i cili ka përfunduar në fushë duke u përmbysur.

Banorët lajmëruan menjëherë emergjencën që shkuan në vendin e ngjarjes duke nxjerrë trupin nga automjeti, por për Manuelin nuk mund të bëhej asgjë.

19 vjeçari punonte si shitës në një supermarket në Sannicola (Leçe), ndërsa jetonte në Salento me familjen e tij me origjinë shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY