Kapen 77 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, në pranga shoferi i automjetit

0Shares
0

Një tjetër sasi droge është kapur këtë mëngjes. Bëhet fjalë për 77 kg e llojit marijuanë.

Droga u kap në kufirin greko-shqiptar.

Sasia e lëndës narkotike u bllokua në aksin rrugor Kozani-Janinë.  Për këtë është ndaluar një makinë që drejtohej nga një 48-vjeçar grek, i cili u arrestua.

Brenda në mjet u gjeten dhe u sekuestruan 12 pako me 76 kg 900 gram marijuane, 1 pistoletë Browning me një krehër me 2 fishekë 22 mm, 2 celularë dhe 250 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje