FOTO/Gardisti vrau bashkëshorten, gruaja ishte e mbuluar me shami

FOTO/Gardisti vrau bashkëshorten, gruaja ishte e mbuluar me shami

102
0
Shares

Këta janë çifti i bashkëshortëve në Tiranë, të cilët tronditën me ngjarjen e rëndë, ku gruaja u vra nga burri i saj me armën e shërbimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë, në banesën e tyre, ndërsa ende të paqarta janë motivet.

Policia arrestoi 44-vjeçarin Alket Arapaj i cili ishte punonjës i Gardës së Republikës. Viktimë mbeti Ervilma Seferi, 36 vjeçare.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 06:00 në banesën e çiftit në Allias, ndërsa motivet që e kanë shtyrë këtë të fundit të ndërmarrë aktin e rëndë janë ende të paqarta.

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY