Basha nga Elbasani: Kupa është mbushur, do të përfundojnë në burg …

Basha nga Elbasani: Kupa është mbushur, do të përfundojnë në burg …

79
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në Elbasan, ku ka zhvilluar takime të shumta me qytetarët.

Gjatë takimeve, Basha është shprehur se është mbushur kupa dhe disa do të përfundojnë në burg.

‘Ne jemi përpjekur ta zgjidhim krizën duke e pastruar të keqen nga koka, kemi propozuar vettingun e politikanëve, ligjin Antimafia kundër oligarkëve dhe korrupsionit, por, Edi Rama i ka hedhur poshtë, me dhunën e kartonave që nuk përfaqësojnë interesin tuaj.

Edi Rama dhe krimi i organizuar që e ka sjellë në pushtet, nuk mbron xhepat tuaj, por ata mbrojnë xhepat e Sejdinëve dhe Gjushërve, banditëve dhe politikanëve me të cilët është ulur në atë karrige.

Në Europë, kur qeveria kapet duke vjedhur, kur qeveria kapet duke u bërë njish me krimin e organizuar, nuk ikën populli, ikën qeveria, ikën kryeministri dhe kjo është mënyra e vetme e zgjidhjes së kësaj krize.

Kupa është mbushur dhe kupa po derdhet, në burg do të shkojnë nga i pari tek i fundit të gjithë qeveritarët e korruptuar dhe ata që kanë futur duart në xhepat tuaj, si minj në çark do t’i zëmë më 16 shkurt, do t’i çojmë para ligjit, përpara drejtësisë’, është shprehur kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë ditës së sotme në Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY