Laborator kokaine në bodrumin e shtëpisë, arrestohet çifti shqiptar

Laborator kokaine në bodrumin e shtëpisë, arrestohet çifti shqiptar

167
0
Shares

Një çift shqiptar janë arrestuar nga policia italiane këtë të hënë (11 shkurt), pasi kishte kthyer bodrumin e banesës ku jetonin në një laborator të përpunimit të drogës.

Sipas mediave italiane, burri dhe gruaja nga Shqipëria u arrestuan në zonën e Paderno.

Dy tregtarët e drogës – burri dhe gruaja, secili 31 vjeç, u denoncuar nga banorët e zonës që panë lëvizje të shumta.

Karabinierët e Desio, pas kryerjes së një inspektimi, i kanë arrestuar ata nën akuzën e përdorimit të drogës.

Në bodrum u gjetën 40 gramë kokainë si dhe 4,960 euro.

Shuma e parave konsiderohet e lartë për çiftin që zyrtarisht ishin të papunë, të paktën në letër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY