‘Mazhoranca na vodhi votat’, Idrizi thirrje Ramës: Larg duart nga Çamëria dhe...

‘Mazhoranca na vodhi votat’, Idrizi thirrje Ramës: Larg duart nga Çamëria dhe PDIU

91
0
Shares

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Idrizi i ka bërë thirrje kryeministrit që të mbajë duart larg nga Çamëria dhe nga PDIU, ndërsa e ka akuzuar për vjedhjen e votave.

“Ne kërkojmë atdheun tonë dhe nuk kërkojmë pronat. Ne jo vetëm kemi marrë mandatin e Tiranës dhe Fierit, por PDIU u rrit me 35% në këto zgjedhje. Votat  u vodhën nga kjo mazhorancë. Por ne jemi të gjallë dhe jemi në këmbë, pavarësisht se nuk kemi përfaqësim politik. Ne sot nuk jemi në parlament, por do jemi më të fortë për t’u dëgjuar zëri i shqiptarëve. I bëj thirrje Edi Ramës, larg duart nga PDIU dhe nga Camëria se boll të kemi duruar deri më sot”- tha Idrizi.

Idrizi tha se PDIU është nga partitë e vetme në Shqipëri që e di pse ekziston dhe qe ka nje mision te qarte.

”Ne sot kemi një rezolutë për shqiptarët e Çamërisë. Do luftojmë çdo ditë për dinjitetin njerëzor. Fqinji jonë vlon sot nga racizmi dhe nacionalizmi për shqiptarët. Shteti shqiptar ka detyrim t’i adresohet NATO dhe të hapë atje çështjen çame, por nuk ka këllqe e dinjitet përballë Greqisë, tha Idrizi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY