VIDEO/Një javë para protestës së opozitës, qytetarët bllokojnë rrugët kryesore në Vlorë...

VIDEO/Një javë para protestës së opozitës, qytetarët bllokojnë rrugët kryesore në Vlorë dhe Paskuqan

158
0
Shares

Kur ka mbetur vetëm një javë nga  protesta e madhe e opozitës, shenjat e para të revoltës së qytetarëve po fillojnë të vihen re që tani.

Ka patur disa raste të qytetarëve në vende të ndryshme që kanë bllokuar rrugët kryesore duke marshuar dhe protestuar. Nga ana tjetër, në takimet që kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar në disa prej qyteteve, pjesëmarrja e banorëve ka qënë e shumtë, ku mes brohoritjesh janë shprehur të vendosur për të protestuar kundër Kryeministrit Edi Rama.

Për ta konkretizuar këtë, së fundmi, shembulli i freskët na vjen nga qyteti i Vlorës. Burimet bëjnë me dije se qytetarët kanë bllokuar rrethrrotullimin në Skelë. Protestuesit i kanë prerë edhe një biletë simbolike vetëm për shkuarje kryeministrit Rama, me “Air Albania” nga aeroporti i Vlorës.

Siç shihet dhe nga pamjet, banorët janë të shumtë, ndërsa është e qartë që veprimi i tyre është simbolik, për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes së Edi Ramës.

Nga ana tjetër, një protestë tjetër janë duke zhvilluar banorët në Paskuqan. Protestuesit kanë bllokuar rrugën e vetme hyrëse në këtë njësi, në shenjë  revolte për situatën e vështirë në të cilën ndodhet Shqipëria./DRONI.al

LIVE – Qytetarët e Paskuqanit protestojnë kundër qeverisë #16Shkurt #protesto

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Vendredi 8 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY