Rama dhe Spiropali zbuluan fytyrat e prindërve të 13-vjeçares, PD: Turp, përdhunim...

Rama dhe Spiropali zbuluan fytyrat e prindërve të 13-vjeçares, PD: Turp, përdhunim shtetëror

636
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme bëri publike identitetin e prindërve të 13-vjeçares së përdhunuar në Kavajë.  Kryeministri kishte shpërndarë videon ku tregoheshin pamjet e vizitës së Spiropalit në shtëpinë e tyre.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pasi u  bënë publike fytyrat e familjarëve.

Zhupa e konsideron këtë vendim të Ramës dhe Spiropalit si “përdhunim shtetëror” dhe e konsideron përtej çdo imagjinate dhe të pakonceptueshme bërjen publike të familjarëve, duke cenuar privatësinë e vajzës së dhunuar.

Reagimi i Ina Zhupës:

Përdhunim shtetëror për të pastruar imazhin e vet Elisa e doganave pas idiotësisë që ” ngjarje te tilla ndodhin kudo, madje bëhen dhe filma”. Kjo qeveri ska turp!

Elisa ka kaluar pertej cdo imagjinate per te bere te vetmen gje qe bën kjo mazhorance qe eshte propaganda. Eshte kriminale te perdoresh fatkeqesinë, dhimbjen e prinderve per te mbuluar pergjegjesinë e kesaj qeverie ne zbatimin e ligjit dhe mos trajtimin me pergjegjshmeri te ngjarjes se Kavajës.

E pakonceptueshme bërja publike e fytyrave dhe emrave të prindërve dhe gjyshit të viktimës së Kavajës. Mos respekt për viktimën, dhunim i tyre për së dyti.

Dje tv kombëtare nuk shfaqen emra, as fytyra për mos ta bërë dramën edhe më të madhe. Sot Elisa bën vizitoren e paskrupullt që kërkon të shlyej idiotësinë e saj me fatin e keq të një familje. Turp dhe krim, ky është përdhunim shtetëror.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY