Vendimi për Dritan Dajtin, deputeti: Kush e ka radhën për të dalë...

Vendimi për Dritan Dajtin, deputeti: Kush e ka radhën për të dalë tani?

316
0
Shares

Deputeti i  PD, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i hequr dënimin me burgim të përjetshëm Dritan  Dajtit.

Kujtojmë se gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burg. Dajti është i akuzuar për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës.

Reagimi i Salianji: 

Heqja e dënimit me burg të përjetshëm të Dritan Dajtit, vrasësit të katër policëve nê krye të detyrës është suksesi i ri i “drejtësisë së Re” të Edi Ramës!

Si deputet do ti propozoj Grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe Kuvendit nismë ligjore që cilido që ngre dorën ndaj autoritetit të shtetit dhe vret policë duhet të mos ketë asnjë lehtësim ligjor dhe asnjë shmangie nga dënimi me burg përjetë! Zgjedhjet po afrohen, tani kush e ka radhën për të dalë?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY