Gjykata jep masën e sigurisë për vrasësin e gruas në Vlorë

Gjykata jep masën e sigurisë për vrasësin e gruas në Vlorë

100
0
Shares

Gjykata ka vendosur të lerë në burg Teodor Lerën, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij Etleva Lera.

Pas vrasjes së bashkëshortes, Teodro Lera tentoi të vetëvritej duke prerë damarët e dorës, por i shpëtoi vdekjes në spital.Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi para dy ditësh në Vlorë.

Lera e ka marrë veten dhe është paraqitur ditën e sotme para organit të akuzës.  Burri e rrihte vazhdimisht gruan e tij ndërsa sherrri i fundit i mori dhe jetën.

Eva Lera ishte e vetmja që punonte në shtëpi, ndërsa nuk ndahej nga bashkëshorti i saj për hir të tre fëmijëve që kishin bashkë.  Çifti ishin prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Një prej vajzave jeton në Amerikë, djali në Angli dhe vajza tjetër në Tiranë ku ishte studente.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY