FOTO/Rashel rikthehet në TV Klan, por tashmë rivale me Ermalin

FOTO/Rashel rikthehet në TV Klan, por tashmë rivale me Ermalin

604
0
Shares

U bë disa kohë që bukuroshja Rashel Kolaneci nuk është angazhuar me projekte mediatike, duke i munguar kështu ekranit.

Por, vetë Rasheli ka dhënë lajmin e mirë për ata që e simpatizojnë dhe duan rikthimin e saj në televizion.

Përmes një postimi në Instastory ajo ka zbuluar se ku do të shfaqet këtë të shtunë. Bëhet fjalë për emisionin “rival” të Ermal Mamaqit: Duplex.

Duke qenë se të dy janë emisione humori dhe Rasheli më parë ka qenë tek “Xing me Ermalin”, pjesëmarrja e saj në “Duplex” do të shihet me kuriozitet.

“Duplex Show i uroj shfaqje të suksesshme dhe sezon të mbarë! Me pak fjalë po i bie si nga Kina, nga dita e shtunë ora 20:05 më ndiqni në Klan, si pjesë e trupës në shown më cool në Shqipëri. Zyrtarisht e juaja. Ju dua”,  shkruan ajo.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY