Ceremonia e çmimeve Oscar nuk do të ketë prezantues

Ceremonia e çmimeve Oscar nuk do të ketë prezantues

63
0
Shares

Ceremonia e çmimeve Oskar 2019, do të mbahet pa një prezantues, për herë të parë në 30 vitet e fundit.

Zyrtarisht këtë informacion e ka dhënë kreu i ABC Entertainment, i cili transmeton live në të gjithë botën ceremoninë prestigjiozë të çmimeve Oskar.

Sipas tij, në vend të një prezantuesi zyrtar do të jenë vetë aktorët, që do të dorëzojnë edhe trofetë por do të bëjnë dhe moderimin.

Megjithatë, sipas mediave amerikane, drejtuesit e ceremonisë kanë dështuar në gjetjen e një personazhi, një prej personalitete më të famshme të showbizit botëror, të denjë për ta prezantuar këtë mbrëmje.

Drejtuesit thonë se prezantimi I kësaj mbrëmje, është art më vete dhe duket se të zëvendësosh Billy Crystal është e pamundur. Ai ka shkëlqyer në prezantimit e Oskar për 9 edicione, nga viti 1990 deri në 2012.

Drama meksikane “Roma” dhe komedia historike britanike “Favorite” kryesojnë nominimet e Oscar deri më tani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY