VIDEO/Shehi ironizon Ramën: Na vë 30 goca me kufje në vesh dhe...

VIDEO/Shehi ironizon Ramën: Na vë 30 goca me kufje në vesh dhe po na qeveris

173
0
Shares

Edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur nga foltorja e Kuvendit duke adresuar thirrje ndaj mazhorancës e cila sipas tij ka ardhur të sundojë.

Deputeti Shehi ka ironizuar platformën e bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”, e prezantuar nga vetë kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar atë si një metodë që nuk gjendet në asnjë vend duke mos i shërbyer aspak qytetarëve.

”Që qeveritë të shkëmbehen, të ketë rotacion është një gjë normale, por këtë radhë nuk duam këtë, brenda pretendimit opozitar ka në thelb përmbysje të përgjithshme të sistemit, për të parë gjërat nga një këndvështrim tjetër, krejt e ndryshme dhe krejt e re dhe nevojën për ndryshim radikal, ndryshe do ishte e panevojshme të bëhej demonstrata.

Diktaturat lindin pas votimeve të mëdha, të rëndësishme, por me votime të trazuara si këto të tonat, dhe përfundon në një sundim, ky zotëria këtu ka mbërrit në na sundojë, e patë me ca qetësie i ndryshoi ministrat, para diktatorëve jemi të gjithë zero, ka ndërtuar me mendjen e vet sistemin e kontrollit qeverisës, ca janë këto, në ca nen kuvendi ti merr përsipër ti na ve 30 goca me kufje në vesh dhe po na qeveris, dhe ato goca kanë të drejtë të kontrollojnë dhe gjejnë në gabim këto”, tha deputeti.

Fjalën e plotë e dëgjoni në video

LIVE – Dashamir Shehi nga Kuvendi i Shqipërisë.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 7 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY