VIDEO/Policia hyn tek Filologjiku, studentët kërkojnë garanci

VIDEO/Policia hyn tek Filologjiku, studentët kërkojnë garanci

87
0
Shares

Ditën e sotme kanë hyrë forca policore në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Studentët shprehen se u kanë kërkuar policëve llogari se pse janë futur brenda, ndërsa ende është i paqartë qëllimi i ardhjes së tyre.

Studentët kanë deklaruar se kjo është një formë kërcënimi për studentët që kanë vendosur të bojkotojnë mësimin.

Nga ana tjetër, studentët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në përkatësi të çdo departamenti dhe viti arsimor në fakultet kanë kërkuar nga dekanati i këtij fakulteti garantimin e të drejtës themelore të studentëve, atë për të protestuar.
Kujtojmë se dekani Sabri Laçi u shpreh se nga java e ardhshme protesta e pedagogëve do ndryshojë formë,  duke pezulluar mësimin vetëm një ditë në javë.
KERKESA E PLOTË

Drejtuar: Dekanatit të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë
Lënda: Garantimi i të drejtës së studentëve për të protestuar

KËRKESË

Dekanit të fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. dr. Sabri Laçi,
Studentët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në përkatësi të çdo departamenti dhe viti arsimor në fakultet kërkojnë nga dekanati i këtij fakulteti garantimin e të drejtës themelore të studentëve, atë për të protestuar.
Nisur nga ngjarjet aspak të këndshme që kanë ndodhur në hapësirën e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, presionit të disa prej pedagogëve në këtë institucion, vendimeve konfuze të Asamblesë dhe segmenteve të caktuara brenda studentëve, të cilët kanë shpërndarë dezinformim në masën e gjerë, ne kërkojmë:

1. Mosnjohje të asnjë mase disiplinore ndaj studentëve nisur nga data 5 dhjetor dhe në vazhdim.

2. Garantim të barazisë mes studentëve që zgjedhin të bojkotojnë mësimin deri në plotësim të kushteve të panegociueshme dhe studentëve që zgjedhin të frekuentojnë mësimin.

3. Studentët, të ashtuquajturit “studentë të bojkotit” të trajtohen të barabartë në sezonin e provimeve, ashtu si edhe ata që zgjedhin frekuentimin e mësimit në periudhën në vazhdim, pa asnjë penalizim.

4. [UNANIMISHT] Garanci nga Dekanati i fakultetit tonë për mos-djegie të vitit akademik 2018-2019 dhe përfundim të këtij viti akademik deri në 31 korrik 2019.

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin, presim një vendimin dekanati lidhur me këto çështje sa më shpejt të jetë e mundur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY