I pastër dhe pa probleme, kalon Vetingun kreu i Gjykatës Administrative Tiranë

I pastër dhe pa probleme, kalon Vetingun kreu i Gjykatës Administrative Tiranë

233
0
Shares

Eriol Roshi, kryetar i Gjykatës Administrative Tiranë ka kaluar Vetingun dhe është konfirmuar në detyrë. Vendimi u dha nga trupi gjykues i përbërë nga: Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj, Valbona Sanxhaktari.

Nga verifikimet nuk u gjetën pasuri të fshehura. Nga analiza e të dhënave, të dorëzuara në ILDKPI, rezultoi se: Subjekti zotëron apartament me sipërfaqe 110 metra katror. Burimi për këtë apartament ka qenë një kredi bankare në BKT, në proces shlyerje nga ana e gjyqtarit.

Për apartamentin 110 m2, nga analiza e bërë nga KPK është parë që ka patur të ardhura të mjaftueshme.

Ndërkohë që familja e gjyqtarit ka porositur dhe një apartament tjetër në ndërtim në vitin 2006, të ardhurat për të cilin janë siguruar nga i ati i Roshit, i cili ka veprimtari shitje me pakicë.

Gjyqtari ka deklaruar një makinë Benz, e blerë në 2014 me vlerë 6 mijë euro me lekë të bashkëshortes, ndërsa një makinë tjetër është blerë në 2010, me kursime të tij dhe të babait.

Subjekti tregtar i babait të gjyqtarit ka qenë i figuruar në QKB, i regjistruar.

DSIK në përfundim ka konstatuar përshtatshmëri për vijim të punës. KPK asnjë kundërshti në këtë pikë.

Sa i përket aftësive profesionale është konkluduar se Roshi ka arsyetim ligjor, proceset gjysore të tij kanë qenë të pastra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY