E papritur nga çifti i showbizit, nuk kanë bërë seks deri ditën e martesës për një arsye të çuditshme

Ndaje

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë folur pa ‘doreza’, hapur dhe shumë të sinqertë. Ata janë një ndër çiftet më të përfolura të Showbizz. Të dy u celebruan gjatë muajit shtator të vitit të kaluar pa ndonjë ceremoni të madhe sic jemi mësuar.

Në një intervistë të fundit për “Vogue” çifti kanë treguar sekretet e marrëdhënies së tyre ndërsa kanë ndarë një sekret të cilin nuk e kishim ditur.  Një nga vendimet që ata  kishin marrë ka qenë fakti se nuk kanë bërë seks deri ditën e martesës.

Justin zbulon se ishin bindjet e tij fetare që, përfundimisht e detyruan të hiqte dorë nga ajo gjë e zakonshme, tek e cila 20-vjeçarët janë të interesuar kur lidhen.

Këngëtari thotë se, kishte një problem të njohur me seksin dhe kur nisi marrëdhënien e tij me Hailey-n në qershor të 2018-s, kishte prej rreth 1 vit që nuk kryente marrëdhënie seksuale.

Zoti nuk na kërkon që të mos bëjmë seks për të, sepse ai kërkon rregulla. Por sepse ai po përpiqet t’ju mbrojë nga lëndimet dhe dhimbjet. Unë mendoj se se.ksi mund të shkaktojë shumë dhimbje. Nganjëherë njerëzit kryejnë marrëdhënie sek.suale, sepse nuk ndihen mirë. Sepse u mungon vetëvlerësimi. Femrat dhe meshkujt e bëjnë këtë. Ia dedikova veten Zotit, sepse gjendja ime shpirtërore ishte më e mirë. Dhe unë besoj se Zoti më bekoi me Hailey-n. Shpërblehesh për sjelljet e mira”.

Pra, po, dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale ishte arsyeja pse ata iu drejtuan gjykatës vetëm pas tre muaj lidhjeje. Por jo e vetmja arsye! “Kur e pashë qershorin e kaluar, kisha harruar sesa shumë e kam dashur dhe sa më kishte munguar dhe sa ndikim pozitiv kishte në jetën time. E kuptova që kjo ishte ajo që po kërkoja”, u shpreh Justin.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje