DOKUMENTI/Detaje tronditëse nga përdhunimi në Kavajë, si djemtë kërcënuan 13-vjeçaren

DOKUMENTI/Detaje tronditëse nga përdhunimi në Kavajë, si djemtë kërcënuan 13-vjeçaren

207
0
Shares

Mediat kanë siguruar dokumentin e Prokurorisë i cili do të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Durrësit.

Nga ky dokument zbulohen detaje tronditëse lidhur me skandalin e përdhunimit të 13-vjeçares në Kavajë.

Referuar dokumentit, aty tregohet se  çfarë ka ndodhur që nga muaji tetor 2018 deri në janar të vitit 2019, pak kohë para se  vajza e mitur të bënte denoncimin në polici.

Njohja ne instagram- Shoku i saj A me të cilin ka qenë në një klasë që nga klasa e dytë i ka kërkuar që ti bënte një ese. E mitura ia ka bërë esenë dhe ia ka dërguar mefoto nga tableti që kishte në shtëpi. Gjatë bisedës të miturës i ka bërë përshtypje fakti që shoku i saj po e zgjaste bisedën dhe në bisedë e sipër e i ka thënë se e kishte qejf. E mitura i ka thënë se nuk kishte mundësi dhe ka menduar se mos ishte shoku tjetër H që po tallej por ai i ka zënë be vëllanë dhe pjesëtarët e tjerë të shtëpisë. Në vijim e mitura me kalimin e ditëve fliste për cdo gjë me A përmes Instagramit.

Lutja per marredhenie seksuale-  Duke qenë se në fillim të tetorit 2018 i mituri kishte ditëlindjen dhe mbushte 14 vjeç e ka pyetur të miturën se çfarë dhurate do i bënte ajo duke i thënë më pas se nuk donte asnjë dhuratë por donte që të kryente marrëdhënie seksuale së bashku. E mitura i ishte përgjigjur duke thënë direkt jo. Fillimisht i mituri nuk ka këmbëngulur por më pas çdo tre katër ditë kërkonte që të kryenin marrëdhënie së bashku duke i thënë vazhdimisht se një gjë që të kërkoj unë nuk ma plotëson dëshirën. Djali ka qëndruar i ftohtë dhe pas shumë lutjeve vajza ka pranuar të kryejë marrëdhënie së bashku.

Takimi ne shtepine e shokut-  Në fund të tetorit 2018 e mitura së bashku me të miturin A, ka shkuar tek një dyqan që ka qenë dikur bilardo në oborrin e shtëpisë së të miturit H, i cili është dhe shoku i ngushtë dhe shok klase i të miturit A. Djali dhe vajza kanë kryer marrëdhënie së bashku, ndërkohë që i mituri ka qëndruar jashtë. Vajza ka treguar se H qëndronte jashtë pasi ata nuk e shikonin duke i siguruar që të mos vinte njeri pasi në shtëpinë e tij ndodheshin prindërit.Pasi kanë kryer marrëdhëniet seksuale janë larguar, pasi i mituri kishte frikë se mund ti vinin prindërit.

DETAJE TË TJERA I GJENI TEK DOKUMENTI MË POSHTË:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY