Basha, BE-së e OSBE-së: Nuk është punë kodi dhe letrash, Dako, Tahiri,...

Basha, BE-së e OSBE-së: Nuk është punë kodi dhe letrash, Dako, Tahiri, Gjiknuri duhet të ishin …

69
0
Shares

Një muaj pasi ambasadorët e BE-së dhe OSBE-së trokitën në zyrën e tij dhe i kërkuan miratimin e Reformës Zgjedhore, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje publike diplomatëve Soreca dhe Borschard.

‘Më thonë ‘mirato Kodin Elektoral. I them, ‘miq të dashur, ua kam thënë dhe anglisht, po ua përsëris edhe në shqip, ç’ punë keni me kodin? Po të zbatohet Kodi Elektoral siç është dhe Kodi Penal siç është sot, Vangjush Dako, Tahiri, Balla, Damian Gjiknuri dhe vetë Edi Rama do të ishin para drejtësisë dhe pas hekurave.

Nuk është punë kodi dhe letrash, por është çështje zbatimi ligji. Ligji nuk zbatohet se prokuroria është mall i Edi Ramës. Mashë e krimit në rrugë dhe krimit në qeveri’, tha Basha.

Në Vorë, kryetari demokrat u takua me përfaqësues të biznesit të vogël, të cilët i njohu me lehtësirat që parashikon për ta programi ekonomik i demokratëve, ndërsa i ftoi t’i bashkohen më 16 shkurt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY