Manjani fiton bastin për Donika Prelën: Vijon ti jepet dërrma drejtësisë dhe...

Manjani fiton bastin për Donika Prelën: Vijon ti jepet dërrma drejtësisë dhe reformës

127
0
Shares

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka fituar bastin që vuri para disa ditësh.

E kemi fjalën për statusin ku ai ku shkruante se Donika Prela do ta kalonte vettingun pavarësisht reagimit të ONM.

Ndërkohë që sot, menjëherë pas vendimit të KPK-së i cili ka konfirmuar në detyrë Donika Prelën, drejtuesen e komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Manjani ka reaguar sërish duke thënë: “Do desha ta kisha humbur këtë bast, por nuk qe e thënë!”

Sipas Manjanit, po vijohet ti jepet dërrma drejtësisë dhe reformës.

Statusi i plotë:

Do desha ta kisha humbur këtë bast, por nuk qe e thënë!

Vettingu, që është i drejtë si drapri, nuk të fal!

Shumë prej atyre që u ndëshkuan nuk kishin thuajse fare probleme krahasuar me zonjën Prela.

Vijon ti jepet dërrma drejtësisë dhe reformës!

Turp!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY