LAJM I FUNDIT/Vetting, konfirmohet në detyrë Donika Prela

LAJM I FUNDIT/Vetting, konfirmohet në detyrë Donika Prela

113
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela.  KPK tha se pas hetimit të thellë, ka vendosur rikonfirmimin në detyrë të Prelës.

KPK zhvilloi një procedurë të thellë të hetimit administrativ për 3 objektet e vlerësimit, dëgjoi dokumentacionin shpjegues dhe atë të bërë prezent në seancën e dëgjimit.

Për rrjedhojë e konsiderojmë të përfunduar procesin e rivlerësimit.
Trupi gjykues vendosi konfirmimin në detyrë për subjektin e vlerësimit Donika Prela, drejtuese e prokurorisë së shkallës së parë të Krimeve të Rënda”, deklaroi KPK.

Vendimi ishte vendosur të shpallej më 28 janar por për shkak të disa denoncimeve, KPK vendosi ta shtynte shpalljen e vendimit për më 5 shkurt.

kujtojmë se Prelës iu shfaqën disa probleme me deklarimin e pasurisë së saj dhe të bashkëshortit, ndërsa PD denoncoi disa herë procesin ndaj saj, duke kërkuar hetimin e plotë dhe lidhjet me dosjen 339.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY