Familja me zemër në dorë, gjendet një trup në mbetjet e avionit...

Familja me zemër në dorë, gjendet një trup në mbetjet e avionit të futbollistit Sala

282
0
Shares

Një trup është parë në rrënojat nënujore ku u gjet  avioni që mbante futbollistin Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson.

Pasi u gjet  aeroplani në shtratin e detit jashtë Guernsey, autoritetet kanë njoftuar se kanë gjetur dhe një trup, i cili ende nuk bëhet me dije se kujt i përket.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) konfirmoi lajmin të hënën në mëngjes.Ajo shtoi se tani po shqyrtonte hapat e ardhshëm.

Gjetja e mbetjeve të aeroplanit u bë më anë të sistemit ‘sonar’, një teknik për zbulimin e objekteve nën ujë dhe për matjen e thellësisë së ujit duke emetuar impulse të zërit.

Nuk kishte asnjë konfirmim të menjëhershëm zyrtar të asaj që u gjet, por specialisti i anijës që udhëhoqi hetimin privat, David Mearns, tha se aeroplani ishte zbuluar.

Piper Malibu PA-46 që mbante Sala 28 vjeç dhe Ibbotson pilotin, 59 vjeç, nga Lincolnshire, u zhduk më 21 janar pas largimit nga Nantes për në Francë rreth orës 7.15.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY