Pedagogët të hënën nisin protestën: Nuk ka zgjidhje tjetër …

Pedagogët të hënën nisin protestën: Nuk ka zgjidhje tjetër …

51
0
Shares

Asambleja e Fakultetit të Shkencave Sociale ka sqaruar sot me anë të një postimi në Facebook se vendimi i tyre për grevë është i detyrueshëm, sepse është një vendim i marrë nga shumica e organit më të lartë vendimarrës së fakultetit, duke shtuar se kush shkel grevën shkel dhe ligjin, por dhe statutin e Universitetit të Tiranës e etikën pedagogjike.

Ky sqarim, sipas asamblesë vjen si pasojë e postimit nga faqja e Fakultetit të Shkencave Sociale të dy dokumenteve në kundërshti me njëri-tjetrin ku në të parin shpallet vendimi për grevë, e më pas postohet një skemë e rifillimit të mësimit.

Njoftimi i plotë:

Të hënën grevë:

Faqja e Fakultetit të Shkencave Sociale ka postuar dy dokumente në kundërshti me njëra-tjetrën. Në fillim shpallet vendimi për grevë i asamblesë së personelit akademik, pastaj një skemë e rifillimit të mësimit, a thua se nuk ka grevë.

Na del detyra të sqarojmë se, sipas logjikës së shëndoshë dhe statutit të Universitetit të Tiranës, asambleja e personelit akademik është organi më i lartë vendimmarrës i një fakulteti. Kjo asamble zgjedh rektorin, dekanin dhe anëtarët e senatit akademik, si dhe u kërkon llogari të zgjedhurve për mënyrën se si ushtrojnë detyrën.

Asambleja e personelit akademik të FSHS është mbledhur në respektim të nenit 45, pika 3 të statutit të UT. Pro grevës kanë votuar jo vetëm thuajse të gjithë pjesëmarrësit në asamble, 36 nga 38 vetë, por edhe shumica absolute e pedagogëve të Fakultetit të Shkencave Sociale (gjithsej 71 vetë, duke përfshirë këtu pedagogët që nuk morën pjesë në asamble). Çka do të thotë se vendimi i saj për grevë është i detyrueshëm ligjërisht edhe për ata që kanë votuar kundër, edhe për ata që nuk janë paraqitur në asamble, edhe për pedagogët e jashtëm. Kush shkel grevën, shkel ligjin, statutin e UT dhe etikën pedagogjike.

U bëjmë thirrje studentëve të solidarizohen me pedagogët, të cilët do të mblidhen të hënën në orën 8 në oborrin e Fakultetit të Shkencave Sociale!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY