E rëndë, sportisti i jep fund jetës në sy të gruas

E rëndë, sportisti i jep fund jetës në sy të gruas

101
0
Shares

Hendbollisti serb, Novak Boskovic, ka bërë vetëvrasje para syve të gruas së tij.

Boskovic ka luajtur në Izrael, ndërsa ka qenë anëtar i Përfaqësueses së Serbisë në Kampionatin Evropian të vitit 2016.

Televizioni “Pink” lajmëron se Boskovic e ka qëlluar veten me një plumb në kokë nga arma që e ka pasur me leje.

Në ato momente me hendbollistin në banesë ka qenë edhe gruaja e tij. Motivet e kësaj ngjarjeje ende nuk dihen.

Boskovic ka luajtur në krah të djathtë, ndërsa në Kampionatin Europian të vitit 2016 shënoi 3 gola në ndeshjen kundër Francës.

Në Serbi ka luajtur për skuadrat si Crvenka, Vrbas dhe Priboj, ndërsa në arenën ndërkombëtare është paraqitur me skuadrat Maccabi, Hapoel, Tatabanya, Kopera, Dinamo e Bukureshtit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY