VIDEO/Basha në Ballsh thirrje për protestë: Në 16 shkurt e zgjidhim kontratën...

VIDEO/Basha në Ballsh thirrje për protestë: Në 16 shkurt e zgjidhim kontratën me Edi Ramën

77
0
Shares

Lulzim Basha ka bërë thirrje nga qyteti i Ballshit që tiu bashkohen protestës së madhe në 16 Shkurt.

Basha u tha banorëve të ndërmarrin aktin për të dalë nga kriza. Basha u dha fjalën se së bashku do të hapin një rrugë zgjidhje nga keqeverisja e Edi Ramës.  Basha tha se ai dhe PD nuk kanë më asnjë mjet politik, ndaj i ka thirrur më 16 shkurt të protestojnë.

Ndërsa po marshonte në qytet, Bashën e ndali një naftëtar që kishte udhëtuar 140 km nga Ballshi në Tiranë për të kërkuar të drejtën e tij.

Naftëtari: Çfarë do të bëni për ne kur të vini në pushtet? Edi Rama erdhi dhe gënjeu 1 mijë punëtorë dhe u tha, do t’ju jap lekët dhe nuk u ka dhënë asnjë qindarkë. Burrë shteti je kur mban fjalën?! Ne nuk po themi se fjala mbahet 100%, por të shkojë deri në 60%, si vjen e më gënjen mua?Ne kemi punuar atje dhe ai vjen e thotë do t’ju jap lekët e nuk na i jep!

Basha: Hapi i parë që do të bëjmë ju do të merrni statusin e naftëtarit dhe pasurinë që po vjedhin bashibozukët, do t’u kthejmë qytetarëve. por sot ne kemi fjalën, se i çojmë propozimet në Kuvend dhe na i hedhin poshtë. Mjetet politike kanë shteruar. Lulzim Basha nuk ka më asnjë mjet politik, ndaj kërkojmë mbështetjen tuaj dhe ju të votoni për programin që ju ndihmon juve.

LIVE – Takime me qytetarët e Mallakastrës për protestën në #16Shkurt #protesto

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 2 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY