‘Jam shumë e tronditur’, Eni Çobani tregon për aksidentin me mikeshat e...

‘Jam shumë e tronditur’, Eni Çobani tregon për aksidentin me mikeshat e saj

195
0
Shares

Avokatja e njohur Eni Çobani është përfshirë në një aksident disa ditë më parë.

Aksidenti ndodhi 5 ditë më parë  në hyrje të Bajram Currit. Vetë zonja Çobani ka rrëfyer për ato momente të vështira që përjetoi, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.

‘’Jam shumë e tronditur”, shprehet ajo për BW.

Çobani ka qene nën shoqërinë e katër mikeshave të saj, mes tyre edhe politikania e njohur, njëherësh ish-ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri. Ato janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e së dielës (27 janar) rreth orës 23:50 në hyrje të Bajram Currit, në vendin e quajtur “Kthesa e Xhanës”.

Mësohet se makina tip Audi Q5 që drejtohej nga zonja Çobani ka dalë nga rruga e ka rënë poshtë urës duke u rrokullisur. Në makinë me të e Tahirin ndodheshin edhe Pranvera Vatoci e Rezi Metaliaj. Zonjat ktheheshin nga një darkë së bashku e fatmirësisht nuk kanë marrë plagë të rënda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY