Ishte kthyer në makthin e pacientëve, kapet i moshuari që vidhte portofolat...

Ishte kthyer në makthin e pacientëve, kapet i moshuari që vidhte portofolat në Urgjencë

79
0
Shares

Policia e Fierit ka arrestuar një 62-vjeçar i cili po kthehej në makthin e pacientëve e të moshuarve në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit.

Sipas burimeve nga policia, pas një pune hetimore 1 mujore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Nikollaq Liçi, 62 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ky shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme ka kryer disa vjedhje, ku nga puna hetimore e deritanishme është bërë e mundur dokumentimi i tre prej tyre, konkretisht vjedhja e portofolit të shtetasit G.T., I.D., dhe A.Gj.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes të kryera nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY