FOTO/ 670 milionë lekë për Samitin e Diasporës, opozita: Të ftuarit ta...

FOTO/ 670 milionë lekë për Samitin e Diasporës, opozita: Të ftuarit ta bojkotojnë

144
0
Shares

66,972,800 milion lekë (rreth 670 milionë lekë të vjetra) rezulton të jetë vlera e të gjithë shpenzimeve të Samitit të Diasporës që keministri Edi Rama ka planifikuar të zhvillojë në Lezhë në datat 29 shkurt-2 mars.

Kjo shifër shumë e lartë ka sjellë reagimin e opozitës dhe jo vetëm, të cilët kërkojnë nga të ftuarit që të bojkotojnë takimin. Deputeti i LSi, Përparim Spahiu ka kërkuar bojkotimin e saj, pasi si samiti i vjetër dhe ky i ri, nuk do të sjellë asgjë të re.

Edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e konsideron të fryrë  faturën e Ramës dhe kujton justifikimet e kryeministrit përballë kërkesave të studentëve për kushte më të mira në konvikte.

POSTIMI I ZËDHËNËSES SË PD, INA ZHUPA

Rama do të shpenzojë 670 milion lekë për propagandë dhe u kërkon studentëve të protestojnë kundër pedagogëve dhe jo për kushtet mizerabël të konvikteve!!!

Edi Rama do te paguaj 670 milion leke per nje aktivitet te quajtur “Samiti i Diaspores” ku cdo cmim i paraqitur eshte i fryre tej mase. Per rregjine e aktivitetit ne ERTV kerkon te vjedh ne emer te emigranteve plot 12 milion lek; nje udhetim Tirane-Lezhe vendoset me cmimin 20 milion leke dmth 25 mije personi; vendosja e dy flamureve ne shtyllat e bulevardit te Tiranes vendoset me cmimin 22 milion lek; Trasporti ne expo city qe ndodhet ne autostraden tirane-durres eshte llogaritur 10 milion lek; Skenografia e aktivitetit eshte llogaritur 180 milion lek…Vjedhje e hapur me parate e shqiptareve per te bere propaganden qeveritare dhe per te mbushur xhepat e vet.

E ta mendosh qe ky aktivitet eshte thjesht show i rradhes, me te cilin pretendon te perdor shqiptaret qe jetojne jashte per t’ju hedhur pak hi syve shqiptareve qe jane ketu.

Jam e bindur qe cdo shqiptar i ftuar ne ate samit do ishte me i lumtur qe keto para te shkojne per te rregulluar sado pak nje konvikt, apo per te paguar bursen e shkolles per studentet, se sa te perdoren si fasade per qeverine e nxirre nga skandalet e korrupsionit dhe shitblerjes se votave.

Sa shkon tu kerkoj studenteve te ngrihen kunder pedagogeve, sa investohet per percarje dhe propagande bajate me mire leket e korrupsionit te pseuaktiviteteve apo blerjes se makinave dhe orendive per zyra ti conte ne funksion te arritjes se kerkesave te studenteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY