Itali, shqiptari arrestohet gjatë ceremonisë së martesës

Itali, shqiptari arrestohet gjatë ceremonisë së martesës

130
0
Shares

Një 26 vjeçar shqiptar u arrestua këtë mëngjes teksa ishte duke martuar. Ngjarja ndodhi në komunën e Paullo, në provincën e Milanos.  Shqiptari ishte dëbuar nga territori italian në shkurt të vitit 2017 dhe u shoqërua në kufi nga autoritetet italiane.

Policia e dinte, se i riu i përfshirë në rrjetin e drogës, ishte kthyer në Itali, por nuk e dinin saktësisht ku ndodhej. Në të njëjtën kohë, ata morën raporte për dasmën e tij.

Ceremonia, në fakt, sipas hetuesve ishte një mashtrim i organizuar për të marrë një leje qëndrimi.

Gruaja e tij në letra, ishte një 22 vjeçare moldave që kishte probleme të shumta me drogës, e cila ka pranuar “martesën” për para.

Shqiptari u arrestua për rikthim të paligjshëm në Itali, ndërsa vajza u raportua.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY