VIDEO/Dalin pamjet, si ju vendos tritoli mobilerisë në Nikël

VIDEO/Dalin pamjet, si ju vendos tritoli mobilerisë në Nikël

138
0
Shares

Këto janë pamjet filmike të fiksuara nga kamerat e sigurisë të cilat tregojnë qartë si  një person me kapuç në kokë, zbret nga makina  dhe vendos lëndën plasëse në derën e mobilierisë në Nikël të Fushë-Krujës.

Më pas autori i drejtohet automjetit që e pret dhe largohet me shpejtësi.

Sasia e eksplozivit është vendosur në orën 22 e 48 minuta të mbrëmjes së kaluar. Nndërsa shpërthimi ka ndodhur 12 minuta më vonë.

Mobilieria është në pronësi të 45-vjeçarit Enver Cani. Ky i fundit njihet si njeri pa probleme e konflikte.

Për këtë ngjarje, policia e Fushë-Krujës ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Policia është treguar mjaft e rezervuar teksa kanë publikuar vetëm me inicialet e të ndaluarve dhe bëhet fjalë për shtetasit D. Xh., dhe B. K. Mësohet se ata nuk kanë pranuar të jenë autorët e shpërthimit në mobilieri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY