Terror në Francë, 70-vjeçari hap zjarr, 1 i vdekur e 6 të...

Terror në Francë, 70-vjeçari hap zjarr, 1 i vdekur e 6 të plagosur

61
0
Shares

Një person mbeti i vrarë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga sulmi me armë në qytetin e Bastisë në ishullin francez të Korsikës.

Sipas policisë, një burrë rreth 70 vjeç qëlloi ndaj personave dhe më pas tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari filloi të qëllonte me breshëri në rrugë rreth orës 16:25 në lagjen Montesoro të Bastisë.

Pas sulmit, i dyshuari thuhet se u kthye në shtëpi dhe forcat e sigurisë e kanë rrethuar ndërtesën.

Motivi për sulmin është ende i paqartë, ndonëse raportet fillestare kanë përjashtuar terrorizmin.

I dyshuari thuhet se ka të paktën një dënim të mëparshëm, thonë mediat.

Një nga viktimat thuhet të jetë një oficer policie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY