EMRI/Kapen miliona euro kokainë në Itali, pronari arrestohet në Tiranë

EMRI/Kapen miliona euro kokainë në Itali, pronari arrestohet në Tiranë

446
0
Shares

Rreth 650 kg kokainë u kapën në Italië ndërkohë që policia shqiptare arrestoi në Tiranë 31-vjeçarin Dritan Petoku, njeriun që mbante lidhjet mes trafikantëve në Itali dhe Brazil.

Policia thotë se arrestimi i të riut është bërë gjatë operacioni ndërkombëtar të koduar ‘Brasile Low Cost’.

I riu do të ekstradohet në Itali. Gjykata e Romës në Itali ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike’. 

Rreth 650 kilogramë kokainë janë konfiskuar nga Guardia di Finanza dhe Agjencia e Doganës në portin e Livornos.

Për këtë sasi të konsiderueshme droge janë arrestuar 5 trafikantë, ku në mesin e tyre raportohet se është i përfshirë edhe  shqiptari me emrin, Dorian Petoku. Ky i fundit thuhet mes tjerash se mbante lidhjet me trafikantët në Brazil.

Sipas mediave italiane droga e kapur ishte ndarë në 582 pako dhe e futur në 23 çanta e fshehur brenda një kontejnerin që përmbante kafe. Autoritetet italiane raportojnë se kjo është sasia më e madhe e kapur në harkun kohor në dhjetë vitet e fundit.

Policia zbuloi sasinë e drogës për shkak të erës që emetonte kontejneri ku ishte fshehur sasia rekord e kokainës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY