Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues, kërkohen dëshmitarë dy të arratisurit

Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues, kërkohen dëshmitarë dy të arratisurit

78
0
Shares

Në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca e radhës në ngarkim të Dejvi dhe Klevis Bitrajt dhe Eugen dhe Marsel Allës, të akuzuar për vrasjen e Marvi Mihalit.

Gjatë ditës së djeshme, u mbyll shqyrtimi i provave të akuzës, ku Gjykata administroi edhe videon e vrasjes, bërë publike edhe më parë. Më herët, janë marrë dëshmitë e miqve të Marvi Mihalit dhe personave që kanë qenë me të mbrëmjen kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Ndërkohë, gjatë seancës që u zhvillua dje, avokatët mbrojtës kërkuan nga Gjykata thirrjen e 8 dëshmitarëve, ndër ta edhe dy prej të pandehurve, të shpallurit në kërkim, Eugen dhe Marsel Alla.

Kërkesa u bë nga avokati që i përfaqëson në mungesë, Agron Gurabardhi. “Unë si avokat kam kërkuar që ata të vijnë këtu. Pastaj ata do vendosin nëse duhet të vijnë apo jo. Unë i kam kërkuar që të vijnë sepse jam i bindur në pafajësinë e tyre për këtë akuzë”, tha avokati Gurabardhi.

Kujtojmë se procesi gjyqësor ndaj 4 të pandehurve kaloi në disa shtyrje, kjo për shkak të ndryshimit të prokurorit të çështjes, i cili la në masën e “Detyrim paraqitje” dy prej të arrestuarve Alla, duke i ndryshuar atyre akuzën.

Një gjë e tillë nuk u pranua nga prindërit e të riut, që mbeti viktimë gjatë verës së 2017-s, pas një sherri për një karikues telefoni. Ata bënë çështjen publike, duke sjellë kështu reagimin e institucioneve dhe ndryshimin e prokurorit, si dhe cilësimin e veprës penale. Në bazë të hetimeve të kryera nga Prokuroria, ngjarja ka ndodhur para pak mesnatës së 1 gushtit të 2017-s.

Ndërsa, nga ekspertiza, ka rezultuar se i riu Marvi Mihali është qëlluar me thikë, ku një nga goditjet e ka prekur në zemër. Sherri, sipas organit të akuzës, ka nisur pasi miku i Marvit kishte pasur diskutime me Dejvi Bitrajn në lidhje me blerjen e një telefoni të tipit “Samsung” i cili nuk punonte, ndërsa Dejvi Bitraj i ka kërkuar atij vazhdimisht t’i kthejë lekët ose t’i jepte karikuesin.

Në ndihmë të Dejvit kanë ardhur edhe tre persona të tjerë, të cilët e kanë rrahur dhe e kanë qëlluar me thikë, të cilën e kanë hedhur në lumin e Lanës. Por pavarësisht humbjes së gjurmëve te thika, organi i akuzës ka siguruar pamje filmike nga bizneset e zonës, ku duket e gjithë skena e dhunës së ushtruar nga Eugen Bitraj, Kridens dhe Marsel Alla

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY