Kallëzimi penal në Prokurori, Autoriteti i Dosjeve i përgjigjet Bujar Sheshit

Kallëzimi penal në Prokurori, Autoriteti i Dosjeve i përgjigjet Bujar Sheshit

262
0
Shares

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve ka reaguar lidhur me kallëzimin penal që prokurori Bujar Sheshi bëri ditën e sotme.

Gentiana Sula deklaroi se është e hapur ndaj çdo lloj hetimi, ndërsa tha se u qëndron deklaratave të mëhershme dhe  se janë bërë verifikimet e duhura.

Gentiana Sula deklaron se në 2 vite është bërë verifikimi i të paktën 1500 figurave të rëndësishme dhe 30 janë gjetur me problemë.

”Kemi verifikuar të paktën 1500 personalitete, rreth 30 janë gjetur me probleme në sektorë shumë të rëndësishëm” tha ajo.

Prokurori Bujar Sheshi ka bërë kallëzimin kundër Autoritetit të Dosjeve, si pasojë e  akuzave që i janë bërë se ka qenë ish-sigurims në kohën e Komunizmit.

Sheshi ka kallëzuar për falsifikim dokumentesh, Autoritetin e Hapjes së Dosjeve. Më herët, prokurori deklaroi se nuk ka qënë pjesë e Sigurimit.

Reagimi jonë duhet të jetë serioz, kjo duhet bërë për të bërë të mundur mbrojtje në institucionit tonë. 

Refuzoj kategorikisht çdo akuza, çdo vendimmarrje të një institucioni që sipas tyre kam qenë bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit.”– u shpreh dje gjatë  mbledhjes së KLP-së Sheshi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY