“Alo, Edi Rama jam. Eja në koalicion me ne”. Kjo është përgjigja e Agron Dukës

Ndaje

I ftuari në emisionin “Top Talk”, Agron Duka, kreu aktual i Partisë Agrare Ambientaliste dhe ish-ministër i Bujqësisë ka folur për aksionin opozitar, si dhe pozicionin që do të marrin ata në raport me koalicionin opozitar.

Ai gjithashtu i është përgjigjur edhe disa pyetjeve thumbuese nga gazetari Denis Dyrnjaja.

Pjesë nga biseda:

Përballë një telefonate të zotit Edi Rama, që thotë “Zoti Duka, ju ftoj me gjithë partinë tuaj të jeni në koalicion me Partinë Socialiste në zgjedhjet lokale”, çfarë do të bënte kreu i PAA-së?

“Jo, sepse nuk më duket se ka ndryshuar ndonjë gjë nga ajo që kemi pretenduar gjithmonë në marrëdhëniet me mazhorancën. Ajo që na ndan është vazhdimi i Reformës Zgjedhore dhe Kodit Zgjedhor, por edhe ajo që ne përfaqësojmë dhe mbështesim. Ne jemi një parti e çështjeve të bujqësisë, blegtorisë dhe mjedisit, të cilat kanë problematika shumë të majisura. Unë i kam nisur një shkresë zyrtare kryeministrit, ministrit të Bujqësisë dhe atij të Financave, për kompensimin e TVSH-së, që është një kthim mbrapa nga 20% në 6%, që sjell si pasojë rritjen e çmimeve të produkteve të vendit, balancën negative të importit me eksportet dhe mungesën e dëshirës së njerëzve që jetojnë në fshat që të merren me bujqësi”, tha Duka.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje