VIDEO/Policia ‘bën kërdinë’ në Tiranë, 1350 gjoba gjatë fundjavës

VIDEO/Policia ‘bën kërdinë’ në Tiranë, 1350 gjoba gjatë fundjavës

45
0
Shares

Policia e Tiranës ka publikuar një video duke informuar për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor si dhe personat e arrestuar dhe pezullimin e lejëve të drejtimit.

Fokusi i patrullimeve me përzgjedhje nga rrugorët e kryeqytetit këtë fundjavë ishte përdorimi i pajisjeve speciale alkool matës dhe radar.

Nga verifikimet e kryera në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit janë evidentuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor ku vetëm gjatë fundjavës janë:

arrestuar në kushtet e flagrancës 13 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilët 10 në gjëndje të dehur dhe 3 të papajisur me leje drejtimi.

• pezulluar 67 leje drejtimi, nga të cilat 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 32 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 7 për shkelje të tjera të ndryshme.

• proceduar administrativisht 22 drejtues mjetesh për xhama të errësuar.

• ndaluar administrativisht 22 mjete për detyrime administrative të pashlyera.

• si dhe janë vendosur 1350 masa të tjera administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

https://www.facebook.com/policia.al/videos/2300536333299614/?t=5

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY