FOTO/Romantik kur duhet, Ronaldo bën dedikimin e veçantë për partneren e tij

FOTO/Romantik kur duhet, Ronaldo bën dedikimin e veçantë për partneren e tij

63
0
Shares

Georgina Rodriguez festoi dje ditëlindjen e saj të 25-të dhe dhuratën më të bukur e mori nga bashkëshorti i  saj,Cristiano Ronaldo.

Futbollisti i njohur i bëri një dedikim zemre duke postuar një foto të të dyve në profilin e tij në Instagram.

“Urime gruas më të mrekullueshme që Zoti mund ta vendoste në rrugën time”, shkroi Cristiano në mbishkrimin që shoqëron foton e publikuar.

Nuk e prisnim që Ronaldo të ishte kaq romantik, kjo pasi ai ka përjetuar disa lidhje në një kohë të shkurtër. Gjithashtu ai është duke u marrë dhe me akuzat për përdhunim që u thanë se do të dobësonin marrëdhënien e tyre.

Sulmuesi i Juventusit dhe e dashura e tij jane prindër të një vajze, Alana Martina, e cila mbushi 1 vjeç në Nëntor. Ndërkohë që portugezi është baba edhe i 3 fëmijëve të tjerë, mamatë e të cilëve nuk janë bërë asnjëherë publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY