Ambasada e SHBA-së thirrje prokurorëve: Aplikoni për SPAK

Ambasada e SHBA-së thirrje prokurorëve: Aplikoni për SPAK

39
0
Shares

Ambasada e Shteteve të Bashkuara fton prokurorët të aplikojnë për të qenë anëtarë të SPAK.

Në një postim në faqen zyrtare, Ambasada e SHBA-së thotë se Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti.

Ndaj dhe prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune.

“Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK” përfundon Ambasada.

Deri tani kanë aplikuar tre prokurorë për tu bërë pjesë e strukturës së re të SPAK, përkatësisht Anton Martini, Besnik Muçi dhe Klodian Braho.

Në strukturën e SPAK do të jenë 15 prokurorë, ndërsa afati për dorëzimin e dokumentave përfundon pas dy javësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY