Zbardhen 3 vjedhje me dhunë, në pranga i riu nga Tirana

Zbardhen 3 vjedhje me dhunë, në pranga i riu nga Tirana

47
0
Shares

Policia e Tiranës ka zbardhur 3 vjedhje me dhunë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në saj të operacionit policor i koduar “Çanta“ është ndaluar një 23-vjeçar si autor i dyshuar i tre “Vjedhjeve me dhunë”.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 në kuadër të operacionit policor të koduar “Çanta” bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

D. L., 23 vjeç.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me dhunë tre shtetase, duke ju marrë forcërisht çantat e krahut dhe aparatin celular.
 
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” të parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit të mësipërm”, njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY