Mrekullia nuk ndodhi, gjendet i pajetë vogëlushi që ra në pus

Mrekullia nuk ndodhi, gjendet i pajetë vogëlushi që ra në pus

122
0
Shares

Pas 13 ditësh kërkime, është gjetur vogëlushi Julen, i cili tronditi Spanjën dhe botën me historinë e tij.

Vogëlushi 2 vjeçar u gjet këtë mëngjes i pajetë dhe pse shumë shpresonin në mrekulli. Ai ra në një pus 100 metra të thellë.

Ekipi i shpëtimit që prej 10 ditësh kishte nisur një shpim anash pusit për të arritur vogëlushin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Malaga, ku me 13 janar të këtij viti familja eJulen kishte dalë për piknik.  2 vjeçari kishte ecur i vetëm dhe pa u vënë re ishte përpirë nga pusi që ishte hapur për kërkime uji.

Vrima ishte vetëm 25 centimetër e gjerë sa për trupin e Julen, çka e bënte të pamundur shpëtimin e tij nga lart.

Për këtë arsye, ekipet e shpëtimit vendosën që të hapin një gropë paralele që shkonte në thëllësinë e 60 metrave aty ku mendohej se kishte ngecur Julen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY