LAJM I FUNDIT/Kapen autorët e 13 vjedhjeve të banesave në Kavajë

LAJM I FUNDIT/Kapen autorët e 13 vjedhjeve të banesave në Kavajë

96
0
Shares

Janë zbardhur 13 vjedhje banesash të ndodhura më parë në qytetin e Kavajës dhe fshatrave përreth.

Burime nga policia, bëjnë me dije se është finalizuar operacioni policor i koduar “Perimetri”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Ndalohen katër shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje banesash në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, ndaluan shtetasit:

G. I., 25 vjeç

S. K., 27 vjeç

Q. P., 43 vjeç

V. L., 19 vjeç

Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë të 13 vjedhje banesash të kryera në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 287 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY