DETAJE/Vdekja e 34-vjeçarit nga Tirana, policia zbardh ngjarjen, arrestohen 3 persona

DETAJE/Vdekja e 34-vjeçarit nga Tirana, policia zbardh ngjarjen, arrestohen 3 persona

172
0
Shares

Një 34 vjecar u godit me sende të forta dhe humbi jetën në spitalin e Traumës. Viktima i identifikuar si Arben Gjeci, ishte banues në Zallbastar.

Policia e Tiranës ka bërë me dije detaje nga ngjarja e cila ishte menduar se ishte aksidentale.

Ngjarja ka ndodhur më 24 janar në fshatin Bastar i Mesëm.

Dyshohet se shtetasi E.C., më datë 24 janar 2019, rreth orës 20:30, në fshatin Bastar i Mesëm ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin A.Gj., 34 vjeç, duke i shkatuar dëmtime të rënda në kokë. Për pasojë i riu humbi jetën në Spitalin e Traumës. Ngjarja u raportua si aksidentale. Por hetimet provuan të kundërtën. Në polici u shoqëruan disa shtetas dhe u kryen disa veprime komplekse hetimore në konfidencialitet të plotë.” – thuhet në njoftim.

Deklarata e plotë:

Pas një pune intensive dhe të pandërprerë 48 orëshe, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë   ka zbardhur rrethanat dhe arrestuar 3 persona, për një ngjarje të raportuar në nisje si një vdekje aksidentale.

Dyshohet se shtetasi E.C., më datë 24 janar 2019, rreth orës 20:30, në fshatin Bastar i Mesëm ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin A.Gj., 34 vjeç, duke i shkatuar dëmtime të rënda në kokë. Për pasojë i riu humbi jetën në Spitalin e Traumës.

Ngjarja u raportua si aksidentale. Por hetimet provuan të kundërtën. Në polici u shoqëruan disa shtetas dhe u kryen disa veprime komplekse hetimore në konfidencialitet të plotë.

Në vijim të këtyre veprimeve, dyshohet se shtetasit D. K., dhe E. C., me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë fshehur të vërtetën e ngjarjes së ndodhur. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet edhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi.

 Shërbimet e Policisë Tiranë bënë arrestimin e shtetasve:

– E.C., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”;
– D.K., 29 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”;
– E.C., 20 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Për shkak të hetimeve nuk mund të jepen detaje të tjera, ndërkohë materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY