DETAJE/Iu vihet flaka 3 makinave të biznesmenit në Vlorë

DETAJE/Iu vihet flaka 3 makinave të biznesmenit në Vlorë

87
0
Shares

Tre automjete janë djegur natën e djeshme në Vlorë.

Burimet bëjnë me dije se automjetet i përkisnin një biznesmeni. Ato ishin të parkuara pranë pallatit kur biznesmeni banonte.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Ujë i Ftohtë” dhe automjetet kanë qenë në pronësinë e shtetasit me inicialet E.H.

Burime mediatike, thonë se pronari i automjeteve quhet Ervin Hysenvelliu.

Por ndërkohë, policia është mjaftuar me një njoftim të shkurtër, ku thotë se nga hetimet e para,mësohet se në fillim është djegur mjeti i tipit “Smart” dhe më pas flakët kanë përfshirë edhe dy makinat e tjera.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Informacion paraprak i policisë
Më datë 26.01.2019, rreth orës 01:58, në lagjen “Ujë i Ftohtë” automjeti tip “Smart” ka marrë flakë, ku si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht edhe 2 automjete të tjera të markave “Audi” dhe “Landrover” në pronësi të shtetasit E.H. Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY